Euro 2020/ Duele të zjarrta në 1/8: Angli-Gjermani dhe Belgjikë-Portugali supersfidat

schedule23:16 - 23 Qershor, 2021

schedule 23:16 - 23 Qershor, 2021

Ndeshjet e grupeve në Euro 2020 u mbyllën në mënyrën më dramatike dhe emocionuese të mundshme. Gjermania siguroi një kualifikim drithërues, teksa festoi edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Tetë çiftet e raundit të 1/8-ve janë përcaktuar dhe duelet e para do të zhvillohen ditën e shtunë (26 qershor). Italia do të sfidojë Austrinë për një biletë në çerekfinale, teksa ndeshja tjetër e ditës është Uells-Danimarkë.

Një ditë më vonë zbresin në fushë Belgjika dhe Portugalia. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e Itali-Austri. Holandë-Republika e Çekisë është takimi tjetër i ditës së diel.

 

Duelet e raundit të 1/8-ve

Kalojmë te data 28. Franca do të sfidojë Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës për një vend në tetë kombëtaret më të mira të Euro 2020. Nëse ia del të mposhtë helvetët, ekipi i Deschamps do të gjejë njërën mes Kroacisë dhe Spanjës, tjetër përballje e datës 28 qershor, e fortë dhe e bukur.

Dita e martë dhuron ndeshjet Ukrainë-Suedi dhe Angli-Gjermani. “Finale” e parakohshme kjo e fundit. Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshjen kundër njëra-tjetrës në çerekfinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!