Euro 2020 është futur në fazën më emocionuese. Sot luhen dy takimet e para të raundit çerekfinal: Zvicër-Spanjë dhe Belgjikë-Itali. Dueli i parë zhvillohet në orën 18:00 në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut.
Kombëtarja helvete nuk ka shkuar kurrë kaq larg në një Europian dhe do të tentojë surprizën e radhës pas triumfit historik ndaj Francës. Moment i mirë për skuadrën e Luis Enrique, që ka shënuar nga pesë gola në dy takimet e fundit.
Si Zvicra dhe Spanja kanë luajtur nga 120 minuta në raundin e 1/8-ve, teksa përballja e fundit mes tyre përfundoi në barazim 1-1, ndeshje që u luajt nëntorin e vitit të kaluar (Nations League).
Quarter-finals! ? Who’ll go through?
????? | ?????#EUROfixtures | @bookingcom | #EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 2, 2021
Supersfida e këtij raundi do të zhvillohet në darkë. Belgjika dhe Italia do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Allianz Arena” të Mynihut për një biletë në katër kombëtaret më të mira të Euro 2020.
Një takim mes dy favoritëve kryesorë për suksesin final, por vetëm njëra skuadër do të avancojë më tej. Fituesi përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë.
Takimi i fundit mes tyre është zhvilluar pesë vite më parë. Ishte ndeshja e grupeve e Euro 2020. Italia, që atëherë drejtohej nga Antonio Conte, fitonte 2-0 ndaj “Djajve të Kuq”. Giaccherini dhe Pelle realizonin golat e fitores. /abcnews.al