EULEX reagon pas bastisjes në banesën e familjes Fazliu

schedule21:08 - 12 Shtator, 2023

schedule 21:08 - 12 Shtator, 2023

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas bastisjes në banesën e Bahri e Fahri Fazliut në Prishtinë duke theksuar se nuk ka mandat të drejtpërdrejt të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit.

EULEX ka shkruar se mandatin e ka të kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike.

“EULEX sqaron se që prej vitit 2018 EULEX-i nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit. Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, ka shkruar EULEX.

Me vendim të Gjykatës Speciale është bastisur mëngjesin e së martës banesa e Bahri e Fahri Fazliut në Prishtinë.

Sipas familjarëve, e njëjta ka qenë bazë e UÇK-së deri në përfundimin e luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!