Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EULEX në shtëpinë Krasniqit, Mal Berisha: Dramatike, gabimi që bënë vëllezërit e Kosovës

schedule10:23 - 4 Nëntor, 2020

schedule 10:23 - 4 Nëntor, 2020

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha komentoi në “Abc” operacionet që po zhvillohen nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

Berisha tha se ndërhyrja e EULEX në shtëpinë e Jakup Krasniqit, e quajti dramatike.

Lexo edhe: Gjykata Speciale operacione në Prishtinë, EULEX-i zbarkon në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Sa i përket qëndrimeve që mbahen ndaj agresorit dhe viktimës, i konsideroi të padrejta.

“Një zhvillim shumë dramatik për kombin tonë. Krasniqi ka qenë thjesht një zëdhënës. Vëllezërit tanë të Kosovës bënë një gabim pasi u përplasën shumë me njëri-tjetrin dhe rendën shumë për pushtet. Kjo luftë e të gjithëve kundër të gjithëve po e çon Kosovën atje ku po e çon”, tha Berisha.

Lexo edhe: EULEX në banesën e Jakup Krasniqit, gazetari: Priten arrestime në gjithë territorin e Kosovës

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Berisha tha se e gjitha kjo nuk është një koincidencë.

“Edhe hëna e përgjakur nuk është koincidence, por dalim e shohim”, u shpreh ai.

Ambasadori Berisha gjithashtu tha se shteti Amerikan ka struktura të organizuara dhe përvojë të konsiderueshme dhe sipas tij ankesat që do të paraqiten para Gjykatave do të gjejnë të drejtë ligjore.

“E drejta për të mbrojtur punonjësin civil në atë vend është shumë e fortë”, tha Berisha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!