Etrit Berisha u shtrua në spital, Duka i jep zemër nga Shqipëria

schedule18:46 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 18:46 - 2 Dhjetor, 2020

Etrit Berisha është infektuar me COVID-19 prej rreth një javë, ndërkohë që ditën e sotme klubi i SPAL ka njoftuar se kapiteni i kombëtares shqiptare është shtruar në spital, duke lënë të kuptohet se gjendja e tij nuk ka qenë fort e mirë.

“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet në njoftimin e SPAL.

Ky lajm nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në rrjetet sociale ai i uron shërim të shpejtë portierit. “Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit”, shkruan Duka në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!