Në një intervistë për “TyC Sports”, Eto’o tha se Barcelona duhet të ndihet me fat që ka në skuadër një futbollist si Leo Messi: “Messin e dua si djalin tim dhe dua më të mirën për të. Barcelona është Messi dhe nëse ai do të vendosë të largohet, atëherë mendoj se klubi duhet të gjejë një emër tjetër.
Ne kemi fat që e kemi në skuadër një lojtar të tillë. Është më i miri në botë dhe më i miri i historisë. Duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllë karrierën te katalanasit. Vuajta shumë për atë humbje, jo vetëm për Leon, por edhe për të tjerët.
Ai që nuk ka luajtur futboll, nuk e di kurrë çfarë përjeton një lojtar. Futbolli është si jeta. Kur rrëzohesh e ke shumë të vështirë për t’u ringritur”, tha Eto’o./abcnews.al