Rrënjët dhe identiteti janë dy elemente të rëndësishme për piktorin Rakip Shabani.
Ai përmes 40 tablove sjell të gërshetuar arkeologjinë e pasur të Shqipërisë ndër shekuj me bukuritë e kostumeve popullore.
Por, në këtë ekspozitë pasqyrohen bukuritë shqiptare, legjendat e zanave, shtojzovalleve, duke ardhur deri tek figura e heroit tonë kombëtar, si shenjë identiteti.
Teknikat e përdorura prej tij janë tre grafikë, akuarel dhe vaj. Piktori Rakip Shabani posedon një numër të madh pikturash.
24 vepra të tij janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare, edhe 20 në galerinë e Vlorës, ndërsa shumë të tjera i ka të shpërndara anekënd botës./abcnews.al

