te gjobitura

delina-ibrahimaj-1280x711.jpg
nev ila20:44 | 22/07/2019

Një javë nga nisja e aksionit kundër informalitetit Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka dhënë shifrat e para. 367 biznese nga 1064 që janë kontrolluar, janë ndëshkuar për parregullsi.

“62 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore. 53 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar”, deklaroi Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

106 tatimpagues të tjerë janë penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor në herën e parë ndërsa 12 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë për moslëshim kuponi tatimor në verifikimin e dytë. Me gjoba janë ndëshkuar biznese pa kasë fiskale ose me pajisje që nuk ishin në funksion. Kreu i drejtorisë së Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se nuk do të tolerohet asnjë biznes që shkel ligjin.

“Asnjë sipërmarrës nuk mundet që të pasurohet duke shkelur ligjet në kurriz të të tjerëve. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT-e. Nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant”, tha ajo.

Deri në fund të vitit, do te kontrollohen 6200 biznese. Këtë të hënë operacioni është shtrirë edhe në fushën e karburanteve ku janë rreth 420 subjekte të evidentuara me risk të cilat do të monitorohen dhe verifikohen nga strukturat përkatëse.

Masat e marra:

62 subjekte të paregjistruar u bllokuan

53 tatimpagues të penalizuar me punonjës të padeklaruar

106 tatimpagues të penalizuar për moslëshimin e kuponit

12 tatimpagues bllokohen për 30 ditë (moslëshim kuponi)

12 tatimpagues pa kasë fiskale

12 tatimpagues me kasë jo në gjendje pune

20 tatimpagues me mallra pa dokumentacion tatimor./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono