Estradohet nga Gjermania mashtruesi, i mori një gruaje  230 mijë euro

schedule15:49 - 3 Shtator, 2019

schedule 15:49 - 3 Shtator, 2019

Esktradohet nga Gjermania Ilir Demolli i shpallur në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e mashtrimit. 54 vjeçari kërkohej nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale të mashtrimit. Në vitin 2012, Demolli i kishte marrë me anë të mashtrimit një gruaje shumën e 230 mijë eurove, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private. Nga kjo shumë, i prangosuri i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 000 euro. Demolli kishte mundur t’i shpëtonte për një kohë të gjatë autoritetëve gjermane pasi përdorte një identitet të falsifikuar. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!