Estonia: Rusia nuk mund të nisë një luftë kundër NATO-s

schedule10:13 - 28 Mars, 2024

schedule 10:13 - 28 Mars, 2024

Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur thotë se Rusia nuk mund të nisë një luftë kundër NATO-s. Sipas tij, Rusia kërkon që të destalibizojë aleancën, dhe për këtë, po përdorë të gjitha çdo opsion, përveç pushtimit ushtarak.

“Të jem i sinqertë, në këtë moment nuk shoh mundësinë që Rusia të fillojë një luftë me NATO-n. Rusët nuk janë gati edhe nëse duan të destabilizojnë NATO-n dhe për këtë arsye ata bëjnë çdo veprim për ta bërë këtë dhe për të treguar se NATO është e paaftë për të marrë vendime. Nuk mendoj se për momentin mund të ketë konflikt ushtarak mes Rusisë dhe NATO-s, por ne e kemi kuptuar që Rusia mund të marrë aksione në çdo vend të NATO-s, si dhe në vendet baltike. Interesat e Rusisë nuk kanë ndryshuar: ajo dëshiron të destabilizojë NATO-n dhe Perëndimin.”, tha ministri estonez.

“Rusët po përdorin të gjitha opsionet përveç pushtimit ushtarak. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ne jemi të përgatitur dhe ne duhet të rrisim kapacitetin tonë parandalues ​​për t’u mbrojtur përballë kërcënimeve kibernetike, të lexojmë me shumë kujdes çdo mesazh nga mediat e Kremlinit, sepse e dimë që të gjitha janë nën kontrollin e rreptë të Putinit. Kjo është ajo që rusët duan të bëjnë në vendet e tjera perëndimore, ku ata përhapin mesazhet e tyre. Duhet të mbajë një vigjilencë të lartë. Duke thënë këtë, nuk mendoj se ata janë në gjendje të fillojnë një luftë me NATO-n.“, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!