Estonia: Moska po përgatitet për lufte me Perëndimin brenda një dekade

schedule10:48 - 13 Shkurt, 2024

schedule 10:48 - 13 Shkurt, 2024

Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Perëndimin brenda dekadës së ardhshme që mund të parandalohet vetëm nga një grumbullim i forcave kundërshtare, tha të martën Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Estonisë.

Një numër në rritje i zyrtarëve perëndimorë kanë paralajmëruar për një kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj vendeve përgjatë kufirit lindor të NATO-s, duke i bërë thirrje Europës që të përgatitet duke u riarmatosur.

Kreu i shërbimit të inteligjencës estoneze tha se vlerësimi përkatës bazohet në planet e Rusisë për të dyfishuar numrin e forcave të vendosura përgjatë kufijve të saj me anëtarët e NATO-s, përkatësisht Finlandën dhe vendet baltike (Estonia, Lituania dhe Letonia).

“Rusia ka zgjedhur një rrugë që është një konfrontim afatgjatë  dhe Kremlini me siguri pret një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme apo më shumë,” tha gjenerali estonez Kaupo Rosin.

“Nëse nuk jemi të përgatitur, probabiliteti për një sulm ushtarak rus do të ishte shumë më i lartë se pa ndonjë përgatitje”, shtoi Rosin.

Estonia dhe shtetet e tjera baltike kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në më shumë se 2 për qind tqë nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe aleatët e NATO-s kanë rritur praninë e tyre në ato vende.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka shpallur në kërkim kryeministren e Estonisë, Kaya Kalas, pa shpjeguar arsyet.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!