Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Estonia, Letonia dhe Lituania do ndërtojnë “Linjë Baltike të Mbrojtjes” në kufirin lindor

schedule21:30 - 19 Janar, 2024

schedule 21:30 - 19 Janar, 2024

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, tha se Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord për ndërtimin e një “Linjë Baltike të Mbrojtjes” përgjatë kufirit lindor për të ndërtuar “foletë mbrojtëse aty ku është e nevojshme”.

“Çështja është e thjeshtë: Ne do të ndërtojmë ‘foletë mbrojtëse’ aty ku është e nevojshme afër kufirit”, shkroi Hanno Pevkur në X, duke ndarë një foto me homologët e tij të Letonisë, Andris Spruds, dhe Lituanisë, Arvydas Anusauskas.

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë tha gjithashtu në X: “Është thelbësore të përdoret koha me mençuri për të rritur gatishmërinë mbrojtëse”.



Muajin e kaluar, krerët e vendeve baltike zhvilluan bisedimet e tyre vjetore për të diskutuar zhvillimet rajonale, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kryeqytetin estonez Talin.

Estonia, Letonia dhe Lituania, pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, tani janë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe janë aleatë të Ukrainës, ku Rusia filloi një “operacion special ushtarak” në shkurt 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!