Karins, ish-kryeministri i Letonisë, tha në një intervistë me Reuters, në Mynih, ku po merr pjesë në një konferencë sigurie, se komentet e javës së kaluar nga ish-presidenti amerikan Trump ishin të ashpra, por shtoi se ato tregojnë se Europa duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mbrojtjes.
“Deklaratat e ashpra të Donald Trump për NATO-n tregojnë se europianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, por, ata do të kenë ende nevojë për aleancën ushtarake transatlantike, tha Ministri i Jashtëm Letonez, Krisjanis Karins.
“Shumë presidentë kanë thënë për shumë vite se në Europë, ne, si një shoqëri përgjithësisht e pasur, duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen tonë,” tha Karins, duke shtuar se si pjesë e përgjigjes ndaj paralajmërimit të Trump, Europa duhet të investojë më shumë në mbrojtje.
/abcnews.al