Anthony Martial nuk ka gjasa të kthehet për ndeshjen e Premierligës kundër Manchester Cityt më 2 tetor.
Stafi mjekësor i Manchester United është “i kujdesshëm” në lidhje me rikuperimin e francezit nga një dëmtim i tendinit të Akilit, sipas ESPN.
26-vjeçari ka luajtur vetëm 45 minuta deri më tani dhe ndodhet në infermieri që nga gushti.
Mjekët e klubit janë të vetëdijshëm se lëndimi mund të bëhet edhe më “problematik” nëse Martialit “nuk i jepet kohë të shërohet”.
Lajmi i mirë është se Marcus Rashford duket se është afër rikuperimit. /G.D abcnews.al/

