Esmeralda Memaj, fituesja e Miss/Mrs Transcontinetal Europe: Kriter, edhe bukuria e brendshme

schedule09:07 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:07 - 10 Korrik, 2024

Gara e bukurisë Miss/ Mrs transcontinetal Europe, Esmeralda Memaj 2 tituj e 2 kurora të fituara në Bullgari, ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ajo rrëfeu eksperiencën e saj, ku zbuloi se i janë dashur 6 muaj përgatitje për të marrë pjesë në kompeticion.

Ndër të tjera ajo theksoi se kriter nuk ishte vetëm bukuria e jashtme , por edhe ajo e brendshme.

Është një konkurs që fokusohet te bukuria por jo domosdoshmërisht e jashtme. Kriter është mosha mbi 30 vjeç deri ne 45 vjeç. Po ashtu ka dhe kategori 45+. Ka pasur përfaqësim nga 90 shtete të botës. Kam bërë mbi 6 muaj përgatitja, derisa u bëra pjesë e kompeticionit. Për Shqipërinë ky përfaqësim ishte i pari dhe e lumtur që i solla fitoren.

Konkursin e kam parë në rrjetet sociale, kam aplikuar dhe më pas mora ftesë për të marrë pjesë. Ka qenë një konkurs impenjativ. Ata fokusohen te bukuria e brendshme, kontributi që jep në komunitetin dhe arritjet profesionale.

Unë jam nënë e një vajze 3-vjeçareje dhe kurorën ia kam vendosur ajo. Ai ishte triumfi më i madh.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al