Esmeralda Cami zgjidhet anëtare e KLP

schedule12:55 - 4 Tetor, 2019

schedule 12:55 - 4 Tetor, 2019

Asambleja e prokurorëve zgjodhi Esmeralda Cami Keshin si anëtaren më të re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës mori 24 vota më shumë së Vladimir Mara. Esmeralda Cami Keshi do të zvëndësojë Gentian Osmanin që u shkakua nga KPA-ja.

Ish-drejtuesa e prokurorisë së Dibrës Prokurorja Esmeralda Cami (Keshi)  është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 133 vota. Cami sfidoni prokurorin e Prokurorisë për krime të rënda Vladimir Mara duke kryesuar me 24 vota. Prokurori i çështjes Tahiri mori 109 vota. Procesi është mbikëqyrur nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Pas përfundimit të asamblesë dhe shpalljes së fitueses Esmeralda Cami Këshi deklaroi se vota e saj për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm do të jetë për kandidatin që plotëson kriteret.

Prokurorja Keshi zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili u shkarkua më 31 korrit të këtij viti nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për shkak të kriterit pasuror. Në asamblenë e përgjithshme të prokurorëve kishte gjithësej  253vota,  nga të cilat 242 ishin vota të vlefshme dhe 11 u shpallën të pavlefshme. Ndërsa Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela nuk u lejua që të votonte, pasi  mbërrit me vonesë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!