Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjidhet misteri 550 vjeçar?/ Eshtrat e Skënderbeut u fshehën në Spanjë nga Donika? Teza e A. Krajës

schedule12:00 - 12 Shtator, 2025

schedule 12:00 - 12 Shtator, 2025

Nga Lezha në Valencia, një udhëtim mes historisë, hipotezave dhe kërkimeve për të vërtetën e fundit të Gjergj Kastriotit. Rrëfimi i kërkuesit shqiptar Alban Kraja

A mund të jenë eshtrat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve, të varrosura jo në Lezhë siç është besuar për shekuj, por në një manastir mbretëror në Valencia të Spanjës? Kjo është një nga hipotezat më intriguese dhe të debatueshme të viteve të fundit, dhe pas saj qëndron studiuesi dhe autori shqiptar Alban Kraja, i cili ndodhet aktualisht në një mision hulumtues në Spanjë.

Pas vdekjes së Skënderbeut, çfarë ndodhi me trupin e tij? A u varros ai vërtet në Lezhë dhe a qëndruan eshtrat e tij aty? Sipas Alban Krajës, Donika e mori trupin e Skënderbeut pas varrimit të parë ceremonial në Lezhë, për ta mbrojtur nga rreziku i turqve, të cilët, siç dihet nga burimet historike, kishin dëshirë të zhdukeshin çdo gjurmë të heroit shqiptar.

“Ka shumë gjasa që Donika ta ketë marrë trupin fillimisht në Krujë, dhe më pas në udhëtimin e saj drejt Italisë, ku familja Kastrioti kaloi një pjesë të jetës në mërgim. Por ndalesa e fundit e këtij udhëtimi ishte Spanja, konkretisht Valencia,” thotë Kraja.

Historitë e mbështetura në dokumente të kohës tregojnë se Donika Kastrioti ndërroi jetë në Valencia, rreth viteve 1505–1506. Ajo u varros në Manastirin Mbretëror të Valencias, një vend që mbart ende shumë mistere dhe që, sipas Krajës, mund të jetë edhe vendi ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriotit.

“Në këtë manastir, nuk është vetëm trupi i Donikës, por sipas të gjitha gjasave, ndodhen edhe disa nga mbetjet mortore të Skënderbeut,” pohon ai.

Gajtë një interviste dhënë në Abc e Mëngjesit, Alban Kraja është shprehur i vendosur që këtë hipotezë ta shndërrojë në një çështje të vërtetuar shkencërisht, jo vetëm përmes dokumenteve dhe dorëshkrimeve që ka analizuar, por edhe përmes testimeve të ADN-së, në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare të specializuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!