Manchester United më në fund është rikthyer të jetë i fortë dhe të rivalizojë për titullin. Megjithatë gara për të ngritur trofeun në fund duket e vështirë, sidomos pas ecurisë së frikshme të Cityt në javët e fundit.
Për mediet angleze në lidhje me garën për Premier Legaue foli edhe Gary Neville, analist sportiv në mediet angleze dhe legjendë e klubit. Ai shprehet se Manchester United nuk është ende në pozitat për të luftuar për titullin kampion.
“United nuk është ende për titullin kampion, e di që është zhgënjyese, por nuk është për t’u habitur. Ajo që unë pres është që ato të jenë pranë Liverpool e Manchester City dhe më pas t’i sfidojnë ata për titullin në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Neville. /abcnews.al


