Është viti i Ismjalit, mbrojtësi “kuqezi” po shkëlqen kudo këtë sezon

schedule16:36 - 10 Shtator, 2024

schedule 16:36 - 10 Shtator, 2024

Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh.

Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të vërtetë, pasi la pas çdo sfidë dhe u kthye më i fortë.

Padyshim, e ka lënë pas faktin që u la në stol dhe nuk luajti asnjë minutë në Evropian.

Goli i shënuar ndaj Ukrainës ishte një konfirmim i kthimit të tij, edhe pse ishte titullar në Nations League, ndoshta sepse munguan Gjimshiti dhe Ajeti.

Sidoqoftë, kur një mbrojtës shënon, e kur për më tepër shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes, kjo padyshim që ka një kuptim të madh.

Jo vetëm te Kombëtarja, por Ismajli duket se po arrin kulme edhe tek Empoli.

Në skuadrën toskane jo vetëm që është titullar i padiskutueshëm, dhe po flasim për nivelin e Serie A, por madje trajneri hera-herës i ka besuar edhe shiritin e kapitenit.

Një vlerësim i lartë dhe plotësisht i merituar.

Është lënë pas sezoni i kaluar, kur mbrojtësi 27-vjeçar pati dëmtime, dhe shpesh humbi ndeshje në Itali.

Sipas të gjitha mundësive, futbollisti nga Kosova do të jetë titullar edhe në sfidën e sotme kundër Gjeorgjisë në arenën “Air Albania”.

Ku i dihet, ndoshta shënon edhe gol, sepse deri tani ka realizuar tre herë për fanellën “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!