Enes Hoxha është 13 vjeçari nga Prishtina, i cili ka një lidhje të fortë me shkencat ekzakte. Ai është një nxënës i shkëlqyer në mësime dhe së fundmi ka vendosur të ndërtojë një robot.
Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, i riu nga Kosova tregoi për gazetarët në studio se ka për qëllim ta krijojë robotin për të bërë punët e shtëpisë.
Ai thotë se me përfundimin e fakultetit do të nisë dhe ndërtimin e robotit. “Do kryejë punët e shtëpisë, si për pastrim, ushqime.”, thotë 13 vjeçari nga Kosova. /abcnews.al