Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Është vrasje me paramendim”, Rama: Dënimet për zjarrvëniet duhet të jenë më të rënda se për ndërtimet pa leje

schedule13:10 - 9 Shtator, 2025

schedule 13:10 - 9 Shtator, 2025

Në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, kryeministri Edi Rama ka theksuar nevojën për një qasje më të ashpër ligjore ndaj zjarrvënësve, duke i krahasuar ata me vrasësit.

Në deklaratën e tij, Rama u shpreh se dënimet për zjarrvëniet duhet të jenë më të rënda se për ndërtimet pa leje, pasi ndërsa një ndërtim i paligjshëm mund të prishet, dëmet ndaj pyjeve kërkojnë vite të tëra për t’u rikuperuar. Kreu i qeverisë theksoi se zjarrvënia është një akt i paramenduar që rrezikon trashëgiminë natyrore dhe jetën e shumë njerëzve, duke e cilësuar si një formë të vrasjes me qëllim.

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se sa për ndërtimet pa leje. Nuk mund që të dënohen njësoj. Ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh, por rindërtimin e pyjeve duhen vite. Zjarrvënësit duhet të trajtohen si vrasësit dhe të dënohen njësoj si vrasësit. Në kushtet ku trashëgimia e shumë njerëzve vihet në rrezik. Kjo është tamam vrasje me paramendim”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!