“Është si Skëndërbeu”, Elisa Spiropali: Rama është i vetmi njeri që di të bëjë qytete

schedule21:21 - 15 Janar, 2021

schedule 21:21 - 15 Janar, 2021

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Bardh A Zi në ABC se kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që di si të ndërtojë një qytet duke marrë në shembull investimet e bëra në Vlorë dhe Korçë.

“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytet janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”, tha Spiropali.

Ndalur te protesta e maturantëve për pyetjen e famshme se çfarë bëri Turi, Spiropali theksoi se kjo çështje u përdor nga opozita duke ironizuar se dy liderët e saj nuk e dinin përgjigjen. “Ngaqë nuk e kupton Luli dhe Mona si ka mundësi që bëni një pyetje të tillë, hallin e tyre këta duan t’ia hedhin në kurriz të gjithë njerëzve. Flisni ata që shisni diploma”, u shpreh ajo.

Ministrja tha se i qëndron krahasimit të bërë më herë për liderin e qeverisë Edi Rama me heroi kombëtar, Skëndërbeun.

Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës së Rama është si Skëndërbeu

Spiropali: Patjetër.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!