Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Është prekur funksioni kushtetues, të ruhet balanca mes pushteteve”/ Petraj: Vendimi i Gjykatës për pezullim bie ndesh me Kushtetutën

schedule18:24 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 18:24 - 9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër shoqatën e gjyqtarëve, e cila e sulmoi atë që në orët e para të mëngjesit. Rama u shpreh se gjatë 10 viteve ka qenë në luftë jo me gjyqtarët, por për ta, dhe paralajmëroi se nuk do të tolerojë ndërhyrje të tjera të drejtësisë në punët e qeverisë.

Avokati Edmond Petraj, në një deklaratë për Tirana Live, tha se debati mes gjyqësorit dhe ekzekutivit tregon probleme serioze në legjislacion dhe vakume ligjore. Ai theksoi se gjyqësori duhet të mbrohet nga çdo presion që cenon pavarësinë e tij. Sipas tij, vendimi i GJKKO-s ka krijuar ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekzekutiv, duke shkelur disa nene dhe Kushtetutën. Petraj shtoi se reforma në drejtësi po tregon mangësi dhe duhet ndërhyrë edhe në Kushtetutë.

“Debati mes shoqërisë dhe gjyqtarëve tregon se në vend ka ndarje pushtetesh dhe se qeveria ka të drejtë të kritikojë vendimet publike. Por, njëkohësisht, pjesa e gjyqësorit duhet të mbrohet nga çdo lloj presioni ose debati. Vendimi i Gjykatws qw ka dalw nga GJKKO i cili, bazuar në procedura që përmbajnë vakume ligjore, ka krijuar ndërhyrje në pjesën e ekzekutivit, një institucion që në vetvete duhet të jetë i pavarur.

Goditja e ndodhur, si pasojë e këtyre vakumeve ligjore dhe neneve që krijojnë konflikt interpretimi, bie ndesh me Kushtetutën dhe ngre shqetësime për mënyrën se si funksionon pezullimi i një ministri. Në këto kushte, një institucion tjetër duhet të marrë në shqyrtim situatën. Reforma në drejtësi po shfaq defektet e saj dhe kërkon ndërhyrje, përfshirë edhe ndryshime të mundshme kushtetuese.

Në konfliktin mes dy pushteteve – drejtësisë dhe ekzekutivit – nuk duhet të ketë heshtje. Kjo vlen si për rastin e Altin Dumanit, ku janë bërë anatemime, ashtu edhe për Gjyqësorin, i cili duhej të kishte reflektuar për çështjet e ngritura lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka. Sot kemi një vendim që nuk i drejtohet qartësisht publikut dhe që ngre dyshime për ndërhyrje në funksionet kushtetuese.

Është shkelur parimi i mosndërhyrjes, duke prekur funksionimin normal kushtetues. Tani mbetet pyetja: a jemi përballë një fakti që kërkon patjetër rregullim të këtij defekti kushtetues?”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!