Pavarësisht se ishte futbollisti më i spikatur i Manchester United në finalen e fundit në Carabao Cup, duke shënuar golin e parë dhe duke u zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, ka nga ata që nuk janë të bindur me nënshkrimin e Casemiros.
Për rastin në fjalë dyshues është Gary Neville, i cili shprehu dyshimet e tij në “Sky Sports” edhe pse ish-lojtari i Real Madrid nuk ishte një nënshkrim i mirë.
“Unë mendoj se Ten Hag nuk do të nënshkruajë me emra të mëdhenj. Unë mendoj se ai dëshiron të rinjtë dhe më të uriturit që janë ende në rritje. Për shëmbnull Antony dhe Lisandro Martinez. Mendoj se ky duhet të jetë lloji i lojtarit që duhet të sillni në ekip.
Casemiro nuk është më i ri. Transferimi shumë i shtrenjtë rreth 60-70 milionë paund, 20 milionë i merr si pagë vjetore, i thonë 170 milionë euro për pesë vjet në total. Nuk është një transferim inteligjent”, ka komentuar ai./ h.ll/abcnews.al