“Është një nder të luaj kundër Ronaldo”, Mbappe sfidon idhullin: Dua të fitoj ndaj Portugalisë

schedule20:36 - 4 Korrik, 2024

schedule 20:36 - 4 Korrik, 2024

Të premten e 5 korrikut nis edhe faza më e nxehtë e Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024, me sfidën Spanjë-Gjermanisë, që do të çelë siparin e çerekfinaleve, të këtij kompeticioni, mirëpo sfida mes skuadrave më të titulluara në “Kontinentin e Vjetër”, nuk do të jetë e vetmja që do të dhurojë spektakël atë ditë.

Në orën 21:00, “mitiku” i Hamburgut, “Volksparkstadion” do të presë një tjetër “klasike” evropiane, me “Gjelat” e Francës, që përballë tyre do të kenë “Luzianët” e Portugalisë, në një përsëritje të asaj finaleje të madhe, të Euro 2016, mirëpo kjo përballje nuk duhet të shihet vetëm nga ky aspekt, por edhe përpabllja mes “yllit” francez, Kylian Mbappe dhe idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i “Gjelave” nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për portugezin, 5 herë fitues të Topit të Artë, ndërsa në një rrëfim para sfidës çerekfinale, thekson se e respekton “luzitanin”, si një legjendë të futbollit, por në fushë do të tentojë të fitojë për Francën.

“Është një nder për mua që do të përballem dhe do të takohem me Ronaldo, të gjithë e njohin admirimin që unë kam për atë. Herë pas herë jemi në kontakt dhe Ronaldo e ndjek karrierën time. Ai është një legjendë e vërtetë e futbollit dhe do të mbetet i tillë, por unë dua që të fitoj ndaj Portugalisë dhe të afrohem një hap më shumë drejt finales me Francën”,- u shpreh Mbappe. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!