Gjatë javës së punës të gjithë kemi nevojë për energji dhe për të pasur forcë për të përballuar ditët e vështira, na duhen shumë vitamina. Kjo pije, e bërë nga vetëm disa përbërës, do ta ndihmojë trupin tuaj të ndihet më i fortë dhe plot energji.
Përbërësit: 1 banane, kos, pak ujë, spinaq, 1/2 grusht gjethe menteje të freskëta, fara liri të bluara, pak kanellë, pak lëng xhenxhefili dhe limon të freskët. Hidhini të gjithë përbërësit në një blender, përzieni mirë dhe pija juaj është gati./abcnews.al