Pak ditë para ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve mes PSG -së dhe Real Madridit në “Parc des Princes”, të gjithë sytë janë te roli që mund të luajë Leo Messi . Dhe bashkëlojtari i tij Leandro Paredes ka folur për përshtatjen e vështirë të ish-lojtarit të Barçës në sezonin e tij të parë në Paris.
Në një intervistë për klubin, Paredes është shprehur se kemi të bëjmë me Messin, i cili pavarësisht gjithçkaje do ta kthejë situatën në favorin e tij.
“Nuk është e lehtë edhe për Leo, i cili është më i miri në botë, të shkojë në një klub, të jetë i suksesshëm dhe të japë 100%. Është e vështirë të përshtatesh me një vend të ri, me një klub të ri dhe me shokë të rinj pasi ke kaluar kaq shumë kohë në një klub tjetër”, ka deklaruar Paredes.
Në Paris duke parë se “pleshti” luajti një rol të mirë në fitoren kundër Lille , skuadra është optimiste me Paredes në krye: “Është Leo Messi, jam i sigurt se do të përfundojë ta kthejë situatën”, përfundon francezi. /f.a/abcnews.al

