Është makthi i mbrojtjeve dardane, Daku merr ftesë në kombëtaren e parë

schedule13:36 - 3 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 3 Nëntor, 2020

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, por nuk mundi të bëjë asgjë dhe vendosi të rikthehet në Kosovë, ku u bë pjesë e Ballkanit të Ismet Munishit. Pikërisht kjo zgjedhje rezultoi më e mira e bërë deri më tani në karrierë, pasi në këtë nisje të sezonit Daku është një “vrasës serial” para portës.

Në 8 javët e para të IPKO Superligës së Kosvës ylli nga Gjilani ka gjetur plot 14 herë rrjetën në vetëm 8 ndeshje, duke udhëhequr Ballkanin në vendin e parë në kampionat dhe vrarë garën për shënuesin më të mirë në Kosovë. Daku deri më tani ka provuar të luajë vetëm me Kosovës U21, por me formën e treguar prej kohësh parashikohej kalimi në përfaqësuesen e parë të Kosovës.

“Gazeta Olle” nga Dardania raporton se momenti i madh për Dakun ka ardhur. Shtatlarti e ka bindur trajnerin Challandes dhe ka fituar një ftesë në grumbullimin e nëntorit për vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë, ku Kosova është e dënuar të bëjë mirë sepse rrezikon rënien në Ligën D. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!