Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar në rrjetet sociale një video nga Parku Arkeologjik i Apolonisë.
Ky park cilësohet nga kryeministri si një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore, i cili tanimë është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik.
Kujtojmë që vendi jonë këtë vit ka përjetuar një bum turistik, i cili është i përqendruar në brengdet, por edhe në trashëgiminë kulturore e kulinarinë.
Postim i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe nga Parku Arkeologjik i Apolonisë një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore, i cili është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik, ju uroj një të dielë të bukur?r.t/abcnews.al