Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën ministres së Financave Anila Denajt.
Kjo e fundit ishte duke mbajtur fjalën në foltore, ndërsa pas mbarimit të minutazhit të përcaktuar nuk është toleruar as edhe një sekond nga Ruçi.
Denaj kërkoi edhe pak më shumë kohë për ta përfunduar fjalën, mirëpo nuk u mirëkuptua nga kryeparlamentari. “Është me kohë të përcaktuar zonja ministre prandaj mbylle’” tha Ruçi, ndërsa Denaj u largua nga foltorja. /abcnews.al