Është i preferuari i të gjithëve, ish-futbollisti i Chelsea zgjedh Brojën para Lukakut

schedule11:22 - 16 Prill, 2022

schedule 11:22 - 16 Prill, 2022

Armando Broja është kthyer në një lojtar të dashur për të gjithë tifozët, sidomos të atyre të Southampton dhe Chelsea, dy skuadrat që kanë në dorë edhe fatet e sulmuesit shqiptar.

Blutë e Londrës kanë në zotërim kartonin e 20-vjeçarit të kombëtares shqiptare, ndërsa me “Shenjtorët”  Broja arriti të shkëlqente dhe të tregonte se është një lojtarë i madh. Ka shënuar 9 gola në këtë sezon duke bërë që edhe shumë klube të tjera në Premier Legaue dhe jashtë saj të kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

E ndërsa “shqiponja” kuqezi është kthyer në temën kryesore në Angli për shkak edhe të ardhmes së tij që është ende e paqartë se cila nga skuadrat do të jetë, ish-futbollisti i Chelsea, Paul Canoville ka dhënë edhe mendimin e tij për këtë çështje, teksa nuk ka nguruar të zgjedhë Brojën përpara yllit belg, Romero Lukakut.

60-vjeçari fajëson edhe sistemin për këtë, ndërkohë që mes të tjerash në një postim në Twitter thekson se është më mirë që belgu të largohet, sidomos nëse kthehet Armando Broja nga Southampton.

“Është turp që gjërat nuk funksionuan për Romelu Lukakun dhe është e çuditshme sepse ai e nisi ‘zjarr’. Sigurisht ai nuk i përshtatet edhe sistemit të lojës. Ndoshta më e mira është që të largohet në verë, veçanërisht me rikthimin e Brojës”, shkruan Canoville.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!