“Është i çmendur, qëlloi” ishin fjalët e fundit të 17-vjeçarit të vrarë në Francë

schedule15:36 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:36 - 4 Korrik, 2023

Një 14 vjeçar që ka qenë në tyë njëjtën makminë me 17 vjeçarin e vrarë nga policia në Francë kma dhënë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur atë natë.

Mediat e huaja shkruajnë se 14-vjeçari i dërgoi një letër gazetës Le Parisien se në momentin që ai ishte nisur për shkollë ishte takuar me Nael I cili tha se do e shoqëronte dhe pse nuk e dinte se 17 vjeçari ishte pa patent.

“Naeli ishte një vëlla i madh në lagje për djalin tim“, ka thënë babai i 14-vjeçarit.

Ndër të tjera i mituri në fjalën e tij ka theksuar se Naeli fillimisht nuk pranoi të ndalonte kur u kërkua nga dy policët me motor, dhe në momentin që janë bllokuar në trafik policët janë ofruar sërish.

Sipas dëshmisë së 14 vjeçarit policët janë ofruar me armët e tyre në dorë dhe njëri prej tyre i ka thënë se do I fuste një plumb në kokë.

Nga paniku Nael ka lëvizur këmbën dhe për një moment makina ka ikur dhe në atë moment një nga policët ka qëlluar. Në atë moment adoleshtenti ka thënë se “Është i çmendur dhe gjuajti, nuk kishte gjak, por vetëm se Nael ishte i shtrirë”, ka thënë 14 vjeçari.

Në momentin që ai ka zbritur nga makina ka dëgjuar oficerin e policisë që I thotë kolegut të tij se nuk duhet që të kishte qëlluar. Ndërkohë 14 vjeçari për shkak të ngjarjes nuk ndodhet në një gjendje të mirë psikologjike dhe ka ankthe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!