Një nënë e re ka përjetuar momente paniku në Vercelli të Italisë. Ajo ndodhej në një kishë në qendër të qytetit kur iu afrua një grua, e cila pretendonte se foshnja pesë muajshe ishte e saj.
Gruaja rreth të 40-tave iu afrua nënës së re duke u përpjekur disa herë t’i merrte karrocën në të cilën ndodhej foshnja. Nëna është larguar me nxitim nga kisha duke kërkuar ndihmë nga policia.
Policia indentifikoi gruan, e cila po hetohet për tentativë për rrëmbim të fëmijëve. “Ajo vogëlushja është e imja, duhet të ma jepni”, mësohet të ketë thënë gruaja.