Nuk luan me Suedinë që në vitin 2016 kur humbte minimalisht ndaj Belgjikës, por mund të rikthehet në një moment shumë kulminant, Europianin e vërës së ardhshme.
Mediet italiane janë të bindura për këtë. Ibrahimovic pritet të vendosë t’i bashkohet kombëtares në verë, pavarësisht se më parë do duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Andersson.
Ky i fundit në të shkuarën është shprehur qartë se nëse Ibrahimovic e shpreh qartë dëshirën për t’u rikthyer, ai është gati ta mirëpresë në ekipin verdheblu. /abcnews.al