“Është dita kur bëhesh në të vërtet një i rritur”, ambasadorët tregojnë herën e parë kur kanë votuar

schedule20:36 - 16 Prill, 2021

schedule 20:36 - 16 Prill, 2021

Ambasadorët e huaj të deleguar në Shqipëri kanë treguar sesi janë ndjerë kur kanë votuar për herë të parë. Në një spot të realizuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2021 në vendin tonë ambasadorët theksojnë se votimi është një proces shumë i rëndësishëm për demokracinë.

Në videon e ndarë në mediat sociale nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, diplomatët thonë me shaka që “hera e parë” ishte sa e rëndësishme aq edhe emocionuese.

Gazetari: I dashur ambasador, do të na tregoni për herën tuaj të parë?

Elsa Hastad, ambasadorja e Suedisë thotë: E di? Në fakt isha shumë e emocionuar. Kurse ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca thotë se kur ka votuar për herë të parë e dinte rëndësinë e veprimit që po bënte.

Ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq tha se ka qenë në Paris, në qytetin romantik. Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci tha se dita kur ti voton është dita kur rritesh.

Kurse Hastad thekson se vota është gjithçka kur vjen puna te demokracia, pasi bëhet fjalë për të vendosur për të ardhmen tënde.

“Më 25 prill, vendos ti!” është mesazhi që përcjellin të gjithë ambasadorët në përfundim të spotit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!