Christian Pulisic është gati të fillojë aventurën e tij të re me fanellën e kuqezinjve.
Sulmuesi amerikan mbërriti në Itali mëngjesin e sotëm me një fluturim nga Atlanta i cili u ul në aeroportin “Malpensa” në orën 9:25. Profili i klubit të Milanit në Instagram ka publikuar një video me fjalët e tij të para të folura menjëherë pas uljes.
“Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbritur në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj”, ishin fjalët e ish-lojtarit të Chelsea.
Sot ai do të firmosë kontratën e tij me Milanin deri më 30 qershor të vitit 2027. Më pas ai do të jetë në dyqanin e klubit për të firmosur fanellat e tij të para si lojtar i Milanit. Chelsea do të përfitojë 20 milionë euro plus bonuse për kartonin e lojtarit./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram