Është plot 89 vjeç, por Berni Ecclestone, nuk e ka problem. Ish-bosi i Formula 1 është shtuar me fëmijë për herë të katërt, me partneren Fabiana Flosi, 44 vjeç, që ka lindur sot një djalë.
Djali është quajtur Ace, përkthyer në shqip as, dhe është fëmija i radhës pas Deborah, 65 vjeçe, Tamara 35 dhe Petra 31. Lindja e Ace ka marrë vëmendje të madhe në media, duke parë dhe moshën e Ecclestone.
Ndërsa partnerja Flosi, u shpreh pas lindjes: “Gjithçka shkoi perfekt gjatë lindjes, madje nuk vuajta më shumë se 25 minuta. Për fatin tim të mirë, kaloi pa shumë siklet dhe dhimbje”./abcnews.al