“Escobar në detyrë të re”, Berisha: Kur nuk ju përputhen interesat, ngrenë spekulime për të goditur politikën amerikane

schedule16:28 - 6 Maj, 2024

schedule 16:28 - 6 Maj, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thanë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor në javët në vijim do të marrë pozitë tjetër.

Lidhur me këtë, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka thënë për “Ballkan Update” se kur qeverisë nuk i përputhen interesat, ngrenë spekulime.

Sakaq, ai ka theksuar se nga taksat e qytetarëve në Kosovë paguhen persona, që të godasin politikën amerikane.

“Këtu kemi të bëjmë me tendencën e vazhdueshme të kësaj lëvizje që politikën amerikane ta personalizojë me individë dhe gjatë gjithë kohës kur nuk rakordohen me politikën e mënyrës së bërjes nga një person, gjatë gjithë kohës ata e godasin dhe pastaj gjejnë momentin ta trajtojnë sipas mënyrës së tyre. Do të thotë bëjnë një fushatë nga brenda elektoratit të tyre për të treguar që zyrtarët amerikanë janë të papërgjegjshëm dhe politika e Kurtit është e përgjegjshme. U dha në shtyp dhe një person që paguhet me një shumë marramendëse, 8 mijë euro. Pra, ne paguajmë me taksat tona një person që spekulon, i cili paguhet praktikisht prej Ministrisë së Jashtme dhe paguhet dhe nga unë, për të shprehur dhe pikëpamjet e kundërta me interesin e Kosovës dhe të miat. Pra, ai merr të hollat e mia, djersën time për të goditur politikën amerikane”, u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!