Escobar: Asociacioni do bëhet, do s’do Kurti!

schedule09:44 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:44 - 6 Qershor, 2023

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijimin e asociacionit me shumicë serbe në veri të kosovës është i qartë: ai do të krijohet me dëshirën apo jo të kryeministrit Albin Kurti.

I dërguari i posacëm për ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për “DIE PRESSE” ka kërkuar nga kreu kreu i qeverisë së kosovës të prezantojë një model të përshtatshëm për atë, në rast se nuk do një republikë serbe, sic është ai në Bosnje.

“Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si në Bosnje, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron.”

Zyrtari i lartë i Uashingtonit foli edhe për tensionet e fundit të krijuara në tre komunat e veriut.  Ai kërkoi nga të dyja palët të angazhohen sa më parë për të shmangur dhunën.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë.”

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Prishtinën për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, pas vendimit të qeverisë Kurti për të shoqëruar kryetarët në ndërtesat e komunave.