Escobar: Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet shum i lartë për SHBA

schedule22:47 - 28 Shkurt, 2023

schedule 22:47 - 28 Shkurt, 2023

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur se për SHBA Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet shumë i lartë.

Ai po ashtu shtoi se SHBA duan që të shohin që të dyja palët të ecin përpara me këtë shpejtësi.

“Për Shtetet e Bashkuara, Ballkani Perëndimor mbetet  një prioritet shumë i lartë dhe  synojmë të bëjmë gjithcka mundemi që  të përdorim marrëdhëniet tona positive më të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të krijuar marrëdhënie më të mira më të gjitha.  Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës. Ne jemi shumë, shumë mbështetës, por nuk jemi pjesë e tij, është një process i lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të jetë një process i lehtësuar nga BE-ja.”

Qeveritë, liderët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord të ecin përpara për një propozim të prodhuar nga BE-ja, për normalizim midis dy palëve. Ishte një hap i rëndësishëm, puna e vështirë për zbatimin, rënien dakord për zbatimin e aneksit, mbetet ende.

Ne ende duam të shohim që të dy palët të ecin përpara në këtë me shpejtësi.

Cfarë mund të bëhet nëse njëra nga palët bëhet pengesë për zbatimin e marrëveshjes pasi të nënshkruhet.

“Ne do të fillojmë nga pikëpamja se të dyja palët kanë hyrë në këtë diskutim me vullnet të mirë. Sepse pritshmëria jonë është që nuk do të na duhet të përdoren shkopinjtë, do të përdorim karrotat për t’i inkurajuar që të ecin përpara në process, dhe ato karrota shumë qartë, ndërkohë që ecim përpara, i sjellin palët në një marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme  por edhe hap gjithmonë e më shumë dyer për të dyja palët që të integrohen gjithnjë e më shumë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kështu që ne do të fillojmë nga kjo dhe shpresojmë se të dyja palët janë të përgatitura tu përmbahen detyrimeve të tyre nëse arrijnë marrëveshje. “

Propozimi nuk është për njohje reciproke, është për normalizim. Dhe kjo është sa larg shkon kjo marrëveshje. Ne besojmë se të gjitha vendet në rajon duhet ta njohin njëra-tjetrën, ta pranojnë.

Serbia ka riafirmuar se aspirate e saj përfundimtare është që të jetë pjesë e komunitetit evropian, e BE-së.

“Lidhur me asosiacionin, ka një detyrim ligjor ndërkombëtar që duhet të zbatohet. Shfaqet në këtë marrëveshje dhe është pjesë e politikës së SHBA-së. Duhet të bëhet në një mënyrë që është fitore për të dyja palët. Cështja është sa shpejt do të ndodhë dhe sa shpejt, qeveria e Kosovës do ta pranojë dhe do të pohojë atë detyrim. Diskutimet për zbatimin duhet të fillojnë menjëherë.”

Kur të ndodhë (marrëveshja) do të zhbllokojë mundësi për të dyja, Serbinë dhe Kosovën dhe për komunitetin transatlantic në kuptimin e stabilitetit, në një mënyrë që nuk e kemi parë për 30 vjet.

“Definitivisht mendoj krejt sinqerisht se Rusia do të përpiqet të injektojë disa narracione jo të dobishme, për tu përpjekur të krijojë disa tensione midis grupeve etnike në Mal të Zin ë këtë fushatë.  Besoj se ata do të përpiqen ta bëjmë përmes kanaleve të tyre normale të disinformimit në media dhe potencialisht përmes disa proxy-s.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!