Erzeni nuk ndalet në këtë merkato. Shijakasit ditën e sotme kanë përforcuar skuadrën me një tjetër element që do të ndihmojë skuadrën të qëndrojë mes më të mirëve në Superiore.
Bëhet fjalë për sulmuesin 25-vjeçarë, Patric Carvavalho Nonato, i cili vjen nga Brazili.
Nonato me shumë mundësi do të jetë blerja e fundit e Erzenit në këtë merkato, me skuadrën që ditën e sotme do të sfidojë Kastriotin në transfertë.
/f.a/abcnews.al