Një dygolësh i kamerunasit Didijiwa i siguroi fitoren Erzenit. Ekipi shijakas triumfoi 0-2 përballë Dinamos dhe tani kryeson bashkë me Korabin Grupin A të Kategorisë së Parë.
Debutim me humbje në stolin e bluve për Mario Manzonin, teksa Dinamo mbetet e fundit me vetëm 1 pikë.
Besëlidhja nuk shkoi më shumë se një barazim në Pukë. 1-1 përfundoi ndeshja midis Tërbunit dhe ekipit lezhian. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Shkodrani Hajdari kaloi në avantazh miqtë dhe pas dy minutash erdhi barazimi vendas me anë të Dushkut.
Ky barazim e ngjit Besëlidhjen në vend të tretë me 9 pikë, një larg kreut, ndërsa Tërbuni numëron 6 pikë.
Korabi mund të vazhdonte kryesimin i vetëm nëse Skuka do të tregohej i saktë nga pika e penalltisë. Miqtë dështuan të shënonin në transfertën kundër Burrelit dhe tani ndajnë kreun me Erzenin. Pikë e mirë për ekipin matjan, që ngjitet në kuotën e 4 pikëve.
Veleçikut i mjaftoi një gol për të mposhtur Egnatian. Në Koplik nuk gabuan nga pika e bardhë dhe Rajçeviq u tregua i saktë duke i dhuruar ekipit të tij fitoren e parë në kampionat. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 5
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00
GRUPI A
*Shkumbini-Kastrioti 2-2
Veleçiku-Egnatia 1-0
Shënues: Rajçeviç 31′ (pen)
Tërbuni-Besëlidhja 1-1
Shënues: Dushku 16′ / Hajdari 14′
Burreli-Korabi 0-0
Dinamo-Erzeni 0-2
Shënues: Didijiwa 33′, 55′
*Shkumbini-Kastrioti ka nisur prej orës 13:00