VIDEO/ Erzen Breçani paraqitet në SPAK, do t’i komunikohet akuza

schedule12:46 - 25 Korrik, 2024

schedule 12:46 - 25 Korrik, 2024

Erzen Breçani paraqitet në prokurorinë e Posaçme. Pritet t’i komunikohet akuza.

Breçani ndodhet me masën “arrest shtëpie”. Kujtojmë se Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia, frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura, dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.

Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.

Brecani u arrestua pas zbardhjes se disa bisedave në aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan edhe të tjerë mes tyre  shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

/abcnews.al/