Erzen Breçani ish-drejtor i policisë, i vënë tashmë në pranga në kuadër të një operacioni të madh të ndërmarrë nga SPAK, për goditjen e një grupi kriminal, rezulton të ishte në dijeni të aktivitet kriminal të të birit në fushën e narkotikëve.
Në dosjen hetimore siguruar nga ABC News, thuhet se Breçani i ka kërkuar para të birit, për të financuar aktivitetin tregtar “HEC DRITA ENERGY”.
“Gjykata çmon se në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Erzen Breçani, në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligjshëm që ushtronte djali I tij, Eralbi Breçani, ka kërkuar shuma parash, burimi i së cilave ka qenë trafikimi dhe shitja e lendeve narkotike, duke i investuar në aktivitetin tregtar “HEC DRITA ENERGY”, me administrator Eralbi Breçanin. Këto perfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatese. Sa mësipër, ndodhur para ketyre fakteve, Gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se nga shtetasi Erzen Breçani shte kryer vepra penale e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.” thuhet në dosjen hetimore që ABC News disponon.
/abcnews.al/