Erzen Breçani del sot para gjykatës, vendoset masa e sigurisë për 4 të arrestuarit nga operacioni i SPAK

schedule10:13 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:13 - 23 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me një orë zhvillimin e seancës për konfirmimin e masës së sigurisë për katër të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me disa përgjime në aplikacionin Sky. Gazetari Ervin Leka se seanca është shtyrë që avokatët të njihen me aktet dhe më pas të nisë mbrojtja.

LEXO EDHE: Erzen Breçani në pranga/ Dosja hetimore: E dinte se i biri trafikonte drogë, i kërkoi para për investime në HEC

“GJKKO ka vendosur të shtyjë me një orë zhvillimin e seancës për komunikimin e masës së sigurisë për të arrestuarit lidhur me disa përgjime të disa bisedave në aplikacionin Sky. Ky vendim është marrë që të lihet afat edhe avokatëve që të njihen me aktet dhe të nisë mbrojtja në gjykatë.”, theksoi gazetari.

LEXO EDHE: Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhet biseda e Ervin Matës me Erzen Breçanin: Do të nis 500 mijë euro

Katër të arrestuarit që do të dalin sot para gjykatës janë ish drejtori i policisë, Erzen Breçani, shefi i krimeve në komisariatin nr. 6 Dedian Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti. Ndërkohë gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe djali i Breçanit si edhe Ervin Mata, emër i njohur për drejtësinë.

LEXO EDHE: Dosja hetimore/ Erzen Breçani ‘mik’ i Nuredin Dumanit dhe Bujar Ajetit, i ndihmoi t’i shpëtojnë arrestimit

Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!