Gjatë pjesës së parë të emisionit ishte i ftuar këngëtari Ervin Bushati, për të folur mbi versionin e ri të këngës “Molla”.
Ai ka thënë se ky version erdhi si pasojë e kërkesës së madhe dhe pëlqimit që kjo këngë ka pasur ndër vite.
Ervini ka treguar gjithashtu se e ka marrë me sportivitet periudhën e pandemisë, por ndihet i prekur nga ndalimi i muzikës live.
Ai ka punuar gjithashtu disa variante, por me kohen do ti publikojë.
Gjithashtu ai ka dhënë opinionin e tij në lidhje me trendet e reja duke thënë se çdo kush mund të bëjë zgjedhjet e tij dhe se ai i respekton zgjedhjet e secilit edhe pse nuk i pëlqen çfarë po ndodh me muzikën dhe tekstet që po dalin së fundmi.