Ervin Bushati infektohet me koronavirus! Poston foton nga përtej xhamit: Duke numëruar ditët

schedule18:58 - 20 Nëntor, 2020

schedule 18:58 - 20 Nëntor, 2020

Deputeti socialist Ervin Bushati është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Bushati thotë se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka bashkangjitur edhe një foto ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Një numër jo i vogël zyrtarësh në radhët e PS-së e kanë fituar betejën me këtë sëmundje në këto 9 muaj pandemi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!