Erozioni “zhduk” bregun e detit në Kune të Shëngjinit

schedule14:05 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 14:05 - 2 Dhjetor, 2018

Shumë shpejt do të vijë ajo ditë kur Kune në Shëngjin të mos ekzistojë. Erozioni ka shkaktuar futjen e detit në brendësi të tokës.

Bregu i detit në dimër zhduket plotësisht në Kunë të Shëngjinit. Pishat janë pjesë e detit dhe kjo është një hisotri e përvitshme. Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar kryesisht gjatë stinës së verës. Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke duke i kthyer ato në zona ujore. Ata që e njohin Shëngjinin prej vitesh thonë se deti po vijon të hyjë në brendësi të tokës.

Brezi i pishave është drejt fundit në Kune të Shëngjinit në pritje për t’u marrë e gjitha nga deti. Eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se bregdeti i Shëngjinit po e vuan shtrenjtë ndërhyrjen e njeriut duke folur për agresion të detit ndaj tokës me shtimin e stuhive detare.

Jak Gjini Specialist Mjedisi: Është bërë prezente stuhia detare, nëse para 10 vjetëve llogariteshin 4-5 stuhi detare vetëm për këtë vit ka pasur 2, mos harorjmë Marsin që niveli i detit arrit deri në shëtitoren e Shëngjinit.

Gjini thotë se duhet ndërhyrë sa me shpejt dhe jo të vazhdojmë me strategji pa fund, pasi kjo ndërhyrje është e pashmangshme, por thjesht rriten kostot dhe dëmet.

Jak Gjini Specialist Mjedisi: Kostoja është e lartë, por është e pashmangshme, sepse nëse ne nuk i ndërtojmë sa më shpejt ato, dëmi do jetë edhe më i madh se më përpara.

Prej vitesh flitet për erozionin në Shëngjin dhe dëmet kolosale që janë shkaktuar, por ndërhyrja ka qenë shumë e vakët dhe aspak profesionale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!