Eros Grezda shënon një tjetër gol në ligën e parë kroate

schedule13:47 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 13:47 - 10 Dhjetor, 2017

Eros Grezda vazhdon të jetë një nga lojtarët shqiptarë më në formë në kampionatet europiane. Sulmuesi i kombëtares e tregoi veten edhe në ndeshjen e radhës së skuadrës së tij, Osijekut, në ligën e parë të Kroacisë, duke shënuar njërin nga golat.
Osijeku fitoi 3-0 ndaj Rudeshit dhe Grezda realizoi golin e dytë në minutën e 74-t. Kjo ishte rrjeta e katërt sezonale e shqiptarit të Kosovës në kampionatin kroat, diçka e rëndësishme, pasi ai nuk luan në pozicionin e qendërsulmuesit.
Me këtë fitore, ekipi i Grezdës u ngjit në vendin e dytë në renditje, i lënë prapa vetëm nga Dinamo e Zagrebit, pra i ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet përsëri në Ligën e Europës. Grezda po zhvillon një sezon shumë të mirë jo vetëm në Kroaci, por edhe me kombëtaren shqiptare, duke u cilësuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm nga trajneri Kristian Panuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!