Boksieri me famë botërore, Manny Pacquiao pritej të ndeshej mbrëmjen e 21 gushtit me amerikanin Eroll Spence, por një dëmtim i këtij të fundit ka ndryshuar axhendën e duelit.
Spence ka njoftuar dorëheqjen nga përballja me boksierin filipinas për shkak te një dëmtimi në sy.
Megjithatë, organizatorët e eventit kanë siguruar një zëvendësues. Bëhet fjalë për kubanezin Yordenis Ugas.
Pacquiao shihet si favorit, por 42 vitet mbi shpinën e filipinasit dhe një periudhë 2-vjeçare pauze nga sporti, bëjnë që dueli të jetë shumë i luftuar. /abcnews.al